Nje tjeter vend goditet nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8

Nje lekundje sizmike e fuqishme ka goditur Indonezine Lindore diten e merkure ne mbremje me oren lokale.

Sipas EMSC raportohet se lekundja ka qene me magnitude 6.8 te shkalles Rihter ndersa epiqendra mesohet se ka qene ne detin Badar.

Nga deshmite e banoreve te ishullit Kisar lekundja kishte ndodhur kur ata ishin ne gjume dhe tregonin se ajo i kishte tundur kaq shume shtreterit sa kishin dale menjehere jashte.

Një nga banorët e ishullit, Oce Karmomyana, tha:

“Ishin në gjumë dhe të gjithë nisën të bërtisnin nga frika. Njerëzit vrapuan për shkak të tërmetit dhe dolën jashtë, ndërsa shtretërit lëkundeshin. Fatmirësisht në ishullin tonë nuk pati dëme.”

Kjo lekundje pati nje thellesi prej 99 km dhe u shenua ne veriperendimte qytetit me te afert Saumlaki.

Madje sipas “Volcano Discovery”, fuqia çliruese e tij llogaritej si e barabarte me ate te 14.9 shperthimeve atomike njekohesisht, por edhe pse eshte ndjere ne Azine Juglindore, nuk ka pasur asnje shenje per tsunami, raportohet nga Daily Mail