Nuk do ta besoni se cfare ndryshi drastik ka pesuar Xhisiela Maloku vajza që bëri ‘bujë’ në vitin 2018 (FOTO)

Rikthehet Xhisiela Maloku! Personazhi atipik që bëri lëmsh vendin në vitin 2018, pasi denoncoi ish-të dashurin Rexhep Rraja për dhunë.

Pa kaluar 24 orë ndryshoi dëshminë dhe mori barrën e përgjegjësive mbi supe. Sot, Xhisiela ka ndryshuar totalisht ne pamje dhe do të shkëputet nga ajo ngjarje e errët e jetës së saj.

Ditën e sotme, ajo ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka zbuluar se vijon e jeton në Fushë-Krujë me familjen dhe nuk është larguar nga aty në asnjë moment.

Gjatë kësaj interviste, Xhisiela u shpreh se nuk ka pasur probleme në Fushë-Krujë pas ngjarjes së bujshme, por rrjetet sociale kanë qenë më problematike dhe për një farë kohe është larguar prej tyre.