Nuk do ta besoni se sa dollar fiton ne muaj Mandi Nishtulla me shume se Edi Rama

Një ndër episodet e përballjes së sotme të Mandit të Nishtullës me Silva Gunbardhin ka qenë momenti kur këngëtari ka nxjerrë shukun me para dhe ka treguar se fiton 5-6 mijë dollarë muaj.

Të dy këngëtarët kanë debatuar ashpër mes njëri-tjetrit, teksa Mandi Nishtullës ka deklaruar se s’ka firmosur asnjë kontratë që lejon të drejtat e shfrytëzimit të këngës ndaj një pale të tretë. Ai ka treguar edhe fitimet e tij aktuale nga karriera e tij, të cilat rezultojnë marramendëse.

Debati në emision:

Mandi Nishtulla: Silva a e di sa lekë kemi dhënë për atë këngën bashkë që ta dëgjojë edhe zonja Eni?! Që tha edhe Z. Ardit Gjebrea, të cilin e falënderoj shumë se është një djalë i jashtëzakonshëm dhe t’i rrojnë të gjithë që ka përzemër. Perlë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen!

Ardit Gjebrea: Faleminderit!

Mandi Nishtulla: Dëgjoje vëllain tënd me vëmendje. Unë në çdo muaj… shiko i kam parapagimet këtu. Pagesa ime është 5-6 mijë dollarë në muaj. Ja tani i tërhoqa. Në muaj! Silva mos më shiko ashtu, unë nuk dua shumë lekë, mos ki merak!

Ardit Gjebrea: Çfarë do më shumë?

Mandi Nishtulla: A di se çfarë dua të them: Se na kanë vjedhur të drejtën mua dhe ty. Shihe se çfarë bëhet atje!

Silva Gunbardhi: Mua le të më vjedhin, unë nuk e kam problem të më vjedhin!

Mandi Nishtulla: Unë kam ardhur me një forcë të madhe nga Amerika këtu.

Ardit Gjebrea: Ç’është ajo?

Mandi Nishtulla: Kjo është Silver. E ke këtë? (i drejtohet Silvës) Këtë nuk e njeh Youtube, mua më njeh Youtube.

Eni Çobani: Është certifikatë nga Youtube.

Mandi Nishtulla: Unë nuk dua që kjo çështje të shkojë deri në Hagë se do kisha shkuar bashkë me zonjën Eni dhe do të kishit parë se çdo të të kishte bërë. Gjithsesi ne jemi shqiptarë, jemi njerëz që presim, kemi durim derisa të na dalë e vërteta. Duhet të dalë një e vërtetë e saktë që te kontrata ime e parë paskam dhënë unë Alfredit të drejtat e shfrytëzimit ë? E kush, unë, Mandi Nishtulla? Mandi Nishtulla nuk të jep një gjilpërë të shpohesh.

Ardit Gjebrea: A ekziston një kontratë e tillë?

Eni Çobani: Ekziston.

Mandi Nishtulla: Unë kam një kanal nga viti 2017 e deri tani.

Eni Çobani: Kanalin tënd, në emrin tënd?

Mandi Nishtulla: Po. Në 265 milionë klikime, Mandi Nishtulla ka marrë 300 mijë Dollarë. 265 milionë klikime total që ka kanali, kurse kënga “Të ka lali shpirt”, ka 600 e ca milionë klikime. Imagjino çfarë leku ka aty.

Silva Gunbardhi: E mora si sfidë në vetvete që të gjithë ata njerëz që e kishin keqpërdorur emrin e Mandi Nishtullës do bëheshin pishman për atë që kishin bërë.

Mandi Nishtulla: Dhe erdhe e më more firmën pastaj që mos ta merrte njeri këngën.

Silva Gunbardhi: Mandi, të të bëj një pyetje? Kur ti ke firmosur te Alfred Sula, ka qenë Silva Gunbardhi?

Mandi Nishtulla: I paska dhënë Alfred Sulës të drejtat e shfrytëzimit. Këto janë shpifje.

Silva Gunbardhi: Mandi, kur ti ke firmosur te Alfredi, unë kam qenë mor vëlla? O Mandi, kam qenë unë kur ke firmosur me Alfred Sulën?

Mandi Nishtulla: I ke kontratat fallco moj Silva.

Silva Gunbardhi: O Mandi, atë e përcakton gjykata, nuk e përcakton ti me katër klasë shkollë. Edhe unë nuk e them ‘fallco’ o Mandi që kam mbaruar me 9.5 për Drejtësi dhe nuk e them. Të lutem, boll akuzove dhe dëgjo se ke nevojë të dish se nuk di o Mandi. Nuk po flas për kontrata, po flas për anën njerëzore. Ana njerëzore është mbi çdo kontratë, Mandi Nishtulla.