Nuk fshihet më/ Eni Vasili publikon foton e ëmbël me bashkëshortin dhe barkun e rrumbullakosur: E lumtur që do bëhet nënë e dy vajzave

Moderatorja e njohur, Eni Vasili sëshpejti pritet të bëhet nënë për herë të parë. Eni fillimisht u përpoq që ta mbante të fshehtë shtatzëninë dhe pavarësisht se nuk u shkëput në asnjë moment nga ekrani televiziv askush nuk arriti ka kuptonte.

Ishin disa foto që qarkulluan në media të cilat ndritën dyshimet se Eni ishte shtatzënë. Mirëpo ishte kryeministri Edi Rama, i cili e uroi ‘live’ moderatoren për lajmin e bukur.

Në këtë mënyrë, Vasili u detyrua të konfirmonte se është në pritje të binjakëve, madje zbuloi edhe gjininë.

“Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira. Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, së fundmi, Eni ka publikuar për herë të parë disa foto me partnerin, ku tregon barkun e rrumbullakosur.