Nuk hyri në Big Brother për të gjetur burrë/ Vjen reagimi i fortë nga familja e Beatrix

Marrëdhënia e Donald Veshajt me Beatrix Ramosaj është komentuar gjatë dhe vijon të marrë vëmendje të madhe kudo.

Gjatë spektaklit të së martës, opinionistja Balina Bodinaku e këshilloi këngëtaren e njohur që të mos i bëjë presion lidhjes me Donaldin. Ajo shtoi se duket sikur qëllimi i saj i vetëm në “Big Brother VIP” është aktori.

Personi që menaxhon faqen e Instagramit të këngëtares ka bërë një reagim publik duke thënë se Beatrix nuk është futur në shtëpi për të gjetur burrë, por për çmimin e madh. Megjithatë, fakti që i dha një mundësi lidhjes me Donaldin nuk është e gabuar, pavarësisht se mund ti humbasë të dyja, edhe Donaldin edhe cmimin e madh.