Nuk i pëlqeu shërbimi i lokalit, turistët spanjoll e pësojnë keq në Borsh

Një grup turistësh spanjollë, të ardhur me jashtë në Borsh, janë sulmuar nga pronari i një lokali.

Turistëve nuk i ka pëlqyer shërbimi në një lokal dhe kanë tentuar të largohen. Furgoni i tyre është ndjekur nga pronarët duke i qëlluart.

Ata kanë thyer xhamin e furgonit, i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Ata kanë njoftuar policinë dhe kanë arritur të largohet deri në vendin e quajtur Volloder ku është pikasur nga një furgon i FNSH, i cili ka dhënë ndihmën e parë. Aktualisht, forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH janë vënë në ndjekje të autorëve.