Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Nuk mori 120 mij euro por pastruesja i vodhi rreth 540 mijë euro, çfarë ka ndodhur me ish-këshilltaren e Arben Ahmetaj

Zbulohet pronësia e shtëpisë ku pastruesja Rozeta Dobi vodhi rreth 120 mijë euro, që u sekuestruan ditën e djeshme gjatë një aksioni të Policisë së Tiranës.

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u vunë në pranga pas denoncimeve nga disa prej pronarëve të apartamenteve ku ajo kishte punuar si sanitare, dhe kishte vjedhur shuma të mëdha parash.

Dje policia i sekuestroi 120 mijë euro, ndërsa sot gjatë kontrollit në banesën e sanitares u gjetën edhe 400 mijë euro të fshehura te tubi i aspirimit.

Banesa ku është kryer vjedhja ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja e 120 mijë eurove dhe disa sendeve me vlerë ka ndodhur në datën 15 dhjetor, kur pronarja ndodhej në SHBA.

Banesa është marrë me qira nga Alda Klosi, ish-drejtore kabineti në Kryeministri dhe ish-këshilltare në ministrinë e Rindërtimit.

Pastruesja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët. Ndërsa është e paqartë se sa prej rreth 530 mijë eurove në total janë vjedhur në çdo banesë. Në polici nënë e bir kanë pranuar se 80 mijë euro i kanë marrë në një banesë të vetme.

Në total pastrueses i janë sekuestruar rreth 530 mijë euro, nga të cilat 120 mijë euro ditën e djeshme, 402 mijë euro, dhe 8000 dollare sot si dhe tre makina që përdoreshin nga djali i saj./stop/