Nuk poston prej 2 ditësh nga Facebook pas shpalljes “non grata”, Sali Berisha bën veprimin e papritur

U zhduk prej 2 ditësh nga Facebook pas shpalljes “non grata”, Sali Berisha bën veprimin e papriturPas shpalljes “non grata” nga SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha ka munguar në rrjetet sociale. Dy ditë pas vendimit të papritur të SHBA-ve, ai është rikthyer dhe ashtu si e do tradita me “qytetarin dixhital”.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili denoncon ndërtimet pa leje të cilat po zhvillohen në qytetin e Lacit dhe sipas tij këto ndërtime po bëhen nga patronazhistët e Partisë Socialiste.

“Patronazhistet qe cuditen qytetaret me te dhenat personale qe u dha Edvin Kristaq Xhelati i votes se lire, shperblehen me ndertime ne mes te qytetit! Sb”, shkruan Berisha në postimin e publikuar në Facebook.

Kujtojmë se Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën “non grata” dy ditë më parë, nga vetë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, i cili përmes një postimi në “Twitter” njoftoi se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.