Nusja përlotet për vjehrrën e saj pasi ajo e ka mbajtur si femijen e saj.

Alketa, e ftuara e dytë në “Ka Një Mesazh Për Ty” duke thyer një tabu të madhe sepse është një nuse që ka ardhur për vjehrrën e saj. Ajo tregon në këtë rubrikë të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan se me vjehrrën u “dashurua” 9 vite më parë, ndërsa bashkëshortin e ka njohur me shkuesi.

E ndodhur në një gëzim familjar, Alketa ndodhej e ulur mes vjehrrës dhe kunatës së ardhshme. Ajo kujton momentin e parë kur ndjeu një ngrohtësi të papritur prej saj dhe vendosi t’i rrëfente për veten, duke e “trembur” pak.

Alketa: Vjehrra më kap dorën dhe më përkëdhel në dorë dhe thoja me vete, uau, kjo është vjehrra që dua. Dhe aty shtang menjëherë dhe them me vete të gjithë të vërtetën se si jam si vajzë.

Ardit Gjebrea: Cila je ti si vajzë? Alketa: Unë jam vajzë çikë rebele, nuk e di, jam shumë e egër edhe si rebele edhe si… në të gjitha format.

Ardit Gjebrea: Por nuk ia the vjehrrës që ditën e parë? Nuk e trembe? Alketa: Jo, nuk ia thashë, por e tremba në njëfarë forme tjetër.

Ardit Gjebrea: Për shembull? Alketa: Për shembull, i thashë unë si vajzë zgjohem në orën 10 të drekës, kur bëj punët nuk dua asnjë në shtëpi. Dua të kem televizorin dhe shtëpinë të gjithën për vete sepse e ngre në kupë të qiellit televizorin.

Ardit Gjebrea: Më fal, ia the në momentin e parë vjehrrës? Alketa: Po, që në momentin e parë. Ardit Gjebrea: Sapo e takove?Alketa: Sapo e takova.