‘Kujdes, është e rrezikshme! Erdhi tek unë si dado e më grabiti shtëpinë’! Shqiptari nga Zvicra jep alarmin për Anisën, që sulmoi me spraj pronarin e argjendarisë

Një shqiptar nga Zvicra rezulton të ketë denoncuar çiftin Hoxhaj që tentuan të grabisnin argjendarinë në Shkodër, që nga muaji qershor i vitit të kaluar. Në një postim në Facebook, personi në fjalë, pa u identifikuar tregon se Anisa Hoxhaj kishte shkuar të pnonte si dado në shtëpinë e tij në Zvicër. Por, siç tregon shqiptari nga kosova, katër ditë pasi gruaja në fjalë kishte nisur punë, i kishte lënë fëmijët vetëm, kishte grabitur sende me vlerë e 2 mijë e 860 franga dhe ishte larguar. Shqiptari bënte thirrje përmes Facebook që të gjithë të kishin kujdes nga Anisa që e cilësonte një hajdute profesioniste.

Denoncimi në Facebook:

Pershendetje nga nje person ne Zvicèrr. Kja është Anisa Hoxhaj nga shqiprija qyteti Vlor, Anisa ka punuar te une si kojdestare e fëmijeve (Dado), Anisa ka ardhur te ne me daten 30.05.2021 për tu kujdesur per dy femijet tan, Anisa ka filuar punen ashtu si jemi marr vesh me kompanin dhe direkt personalisht me Anisen, por Anisa mbas 4 ditve me datë 03.06.2021 kur une edhe bashkëshortja ishim ne pun anisa mi kishte lën femijet vet ne banes dhe me kishte plaqkitur gjitha gjërat me vler si floririn (Dukatin) e bashkëshortes, dy ora dore dhe kishte plaqkitur 2860 fr, ju lutem qe te keni kujdes nga kjo femer sepse ësht shum e rrezikshme dhe nje hajdute perofesjoniste, kam nje lutje kush e shef ket femer apo kush e njef dhe e din lokacijonin e sajna me kontaktoni. Te lutem shprendaje edhe ti sepse sot me ka plaqkitur mua por neser do te plaqkit edhe ty.

Mirëpo, pavarësisht denoncimit çifti Hoxhaj nuk kanë hequr dorë nga ‘profesioni’ i tyre. ata tashmë ndodhen në burg pasi u kapën teksa tentonin të grabisnin një argjendari në Shkodër. Ishte Anisa ajo që hodhi sprajin në fytyrë gruas, por që këtë radhë dështoi.