Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Omicron po përhapet me shpejtësi, Brataj zbulon simptomat e reja: Si ta dalloni ato

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur rreth variantit Omicron që ka shqetësuar të gjithë botën. Në emisionin “Open”, Alimehmeti ka bërë me dije se rritja e rasteve të reja me Covid-19 në Afrikën e Jugut tregon se ka transmetueshmëri të lartë, por ende nuk është konfirmuar kjo gjë.

Alimehmeti: OBSH, CDS, të gjtha bashkë vendosën se është variant shqetësues. Ne dimë shumë pak, dimë listën e gjatë të mutacioneve dhe mendon se mund të presësh gjëra në të ardhmen. Disa variante kanë pasur transmetueshmëri të lartë dhe kjo merr bazën e të dhënave se mund të sjellë trasmetueshmëri të lartë.

Provë është Afrika e Jugut që janë rritur rastet. Kemi shumë mungesë informacionesh. Keni rreth 1400/1500 variante të ndryshme. Do ta ndjekim. Afrika e Jugut ka pasur dhe një variant shqetësues, por nuk erdhi asnjëherë në Europë. Do ta shohim. Kemi disa limitime dhe boshllëqe njohurie, duhet të ruajmë kujdesin.

Ndërsa shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se simptomat tipike të këtij varianti janë rruga, sekrecionet, dhimbjet e fytit dhe temperatura për 1-2 ditë.

Brataj: I bashkohem doktor Ilirit. Është shtamë e Sars Cov 2. 30 mutacione i ka pësuar vetëm Omicroni. Sars Cov 2 ka rreth 30 mijë baza në gjenomën e vet. Po të bësh llogari të statistikave, mutacionet janë të parëndësishme nga ajo që flasim. Nuk është mutacioni problemi dhe nuk është e thënë që sic ndodhi me viruset e viteve ’60 që interpretoheshin gjithmonë si rrufë. Omicroni ka tipike rrufën, sekrecionet, dhimbja e fytit dhe temperaturë 1-2 ditë dhe periudhë rikuperimi më të ulët se më parë.