Partnerja e re e Aleksit sapo “thumboi” Rudina Dembacajn me foton qe postoi?(Foto)

Pas divorcit me babin e vajzës së saj, Rudina Dembacaj u komentua gjatë në media për marrëdhënien e mirë që kishte ruajtur me ish-bashkëshortin për hir të Viktorias.

Por jo për gjatë. Marrëdhënia e mirë mes ish-çiftit nuk zgjati shumë dhe më pas doli “në skenë” partnerja e re e Aleksit, Marisa.

Ditën e djeshme Marisa ka ndarë një pjesë të këngës së Mozzik duke e shoqëruar me emoji të mërzitur.

“Mbrëmë të pash nëndërr dorë për dorë me tjetër kënd, e jo me babën tënd”, është pjesa që ka zgjedhur ajo të shpërndaj në IsntaStory dhe patjetër që mendja të shkon te vajza e Rudinës dhe Mark Frrokut me të cilët normalisht jeton edhe Viktoria.