Pas 68 orësh nën rrënojat e termetit foshnja 6 muajshe i shpetohet jeta

Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt po shuhen, por ekipet e shpëtimit vazhdojnë përpjekjet titanik për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura. Por rasti i fundit, i etiketuar nga shtypi vendas dhe ai ndërkombëtar si mrekullia e radhës, ka ngjallur shpresa se mund të ketë ende të mbijetuar.

Gjatë natës, siç raporton rrjeti shtetëror turk TRT, ekuipazhet e shërbimit zjarrfikës arritën të nxirrnin nga rrënojat e një ndërtese që u rrafshua në qytetin Hatay në Turqinë juglindore, një foshnje. Ata raportuarn se Hellen, e cila kishte qëndruar plot 68 orë aty, është e sigurt dhe tanimë ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mbi 8,000 njerëz janë shpëtuar deri më tani.

“72 orët e para janë kritike për gjetjen e të mbijetuarve, më shumë se 90% e të mbijetuarve janë gjetur brenda kësaj periudhe,” tha Ilan Kelman, një studiues i fatkeqësive në University College London (UCL).