Pas dasmës la pas dore nusen për fushatën e PS-së, Gaz Paja i gëzuar për ‘fitoren’ nis muajin e mjaltit në resortin luksoz (FOTO)

Aktori i humorit ishte në qendër të vëmendje para pak kohësh, pasi organizoi një dasmë madhështore dhe I dha fund beqarisë. Por, ajo që ra në sy ishte se direkt pas dasme, Gaz Pajën e pamë në krah të Lali Erit , duke mbështetur fushatën e PS-së.

Të gjithë menduam se muaji mjaltit u anulua, por mesa duket çifti e paskan rezervuar gjithçka për muajin korrik. Pas ‘fitores’ së PS-së në zgjedhjet e qershorit, Gaz Paja ka rezervuar pushimet me Irën në një resort luksoz, emri i të cilës nuk është bërë me dije.

Krah për krah me bashkëshorten e tij, aktori I humorit po shijon pushimet e ëndrrave!