Pas nenes se tij Alban Ramosaj shperthen pas lajmit se Beatrix quhet Behigje

Alban Ramosaj ka reaguar lidhur me lajmet që qarkulluan një ditë më parë se Beatrix në të vërtetë quhet Behigje. Kjo u bë virale në rrjete sociale derisa solli reagimin e nënës së saj, Antigonës, e cila publikoi dhe pasaportën e këngëtares.

Megjithatë, duket se këngëtarit i është dukur një lajm qesharak. “Lajmi më i mirë deri më sot”, ka shkruar vëllai i artistes ndërsa ka postuar dhe një meme lidhur me këtë. Nuk ka munguar as një reagim nga Anxhelina Hadërgjonaj.