Pas ngjarjes se shemtuar qe ndodhi ne Kukes me kryebashkiakun e Kukesit Safet Gjicin ka folur per here te pare Alma.K se si ndodhi ngjarja.
Alma ka thene se portalet kane genjyer dhe shpifur ndaj meje dhe ngjarjes.
Alma.K ka treguar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë. Po ashtu ajo hedh poshtë akuzat se gjithçka ka qënë e stisur apo e futur nga dikush tjeter për të kryer filmime apo për ta shantazhur Safet Gjicin, citon Oranews.
Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarime para hetuesëve të policisë apo SPAK, Alma nuk preferoi tu përgjigjej por tha se ka pajtuar një juristë e cila po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.
Ajo nuk ka komentuar videon e regjistruar, por nga biseda lihet të nënkuptuar se video ishte publikuar nga një person i tretë.