Pas terheqjes se detit ne Vlore dhe Durres gjeologu qeteson qytetaret

Gjeologu Klodian Skame, në një intervistë me Skype për Newsline sqaroi se tërheqja e detit për rreth 100 metra nga bregu në Vlorë është një fenomen normal dhe nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Sipas tij, ky fenomen ka ardhur si rezultat i tre faktorëve kryesorë.

“Si gjithmonë për ne gjeologët nuk është asgjë e re. Ky fenomen, nëse disa faktorë lidhen bashkë, fenomemi është më i theksuar sikurse ishte këto ditë dhe do të jetë edhe në ditët në vijim. Por, ne nuk habitemi sepse në këtë raste kemi tre faktor të lidhur. I pari janë baticat dhe zbaticat, një fenomen që ndodh çdo ditë.

Ky fenomen është më i theksuar në këtë periudhë të viti pasi po afrohemi afër datës 21 mars, afër ekuinoksit dhe toka gatë rrotullimit të saj afrohet më shumë me diellin dhe me hënën. Baticat dhe zbaticat janë “fajtorët” kryesore, është prania e hënës dhe afërsia me rruzullin tokësor.

Tërheqja e tyre gravitacionale bën që të kemi një fenomen më të theksuar të baticave dhe zbaticave. Këto ditë kemi pasur dhe një presion të lartë atmosferik dhe ndikon në uljen e nivelit të detit. Kur kemi presion të ulët atmosferik, niveli i detit ka më shumë mundësi të rritet. Pas një jave situata do të jetë kthyer në normalitet.

Fenomeni i tretë është i lidhur me morfologjinë e bregdetit të Shqipërisë. Ky fenomen ndikohen më shumë në pjesën e Adriatikut, në Durrës, ku kemi pjesë të morfologjisë, ku deti është më i cekët dhe niveli i detit është më i ulët dhe tërheqja e detit bën që të shtrihet në distanca më të larta nga bregdeti.”, tha ai.