Pas termetit dhe pandemise, Shqiperia merr nje tjeter goditje te rende! Rama: Ja sa do zgjas kriza

0
108

Kryeministri Edi Rama është foli për mediat për planin e posaçëm të Qeverisë shqiptare për energjinë elektrike. Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të mbajtur mëngjesin e sotëm, Rama tha se nesër do të prezantohet plani i plotë.

Megjithatë, kryeministri theksoi se kjo është një situatë e ngjashme me atë të shkaktuar nga pandemia e Covid. Sipas Ramës, kriza e enrgjisë do të jetë prezente deri në mesin e vitit tjetër.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Sot, me këtë vendim i hapim rrugë ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë. Planin do ta bëjmë publik nesër.

-Kostot?

– I kemi përllogaritur të gjitha, nesër do të publikojmë për të gjithë qytetarët planin e posaçëm. Është një situatë shumë e ngjashme, nga aspekti i goditjes, me situatën e pandemisë. Të gjithë janë të prekur. Mendoj se kriza do të jetë prezente deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Ne na takon të mbrojmë konsumatorët tanë. Duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë dhe pastaj duke e çuar lart përmes biznesit të vogël dhe më tutje te ata me të ardhura të larta. E vetmja rritje çmimi që ka ndodhur në periudhën e qeverisjes tonë, i takon vitit 2015 kur nisi reforma e energjisë.

Rritje çmimi të energjisë për qytetarët?

– Ky është shqetësimi ynë së bashku me çdo qytetar. Nëse zgjidhja do të ishte hajde rrisim çmimin, atëherë nuk do të kishim bërë atë që do bënte çdo qytetar për veten e tij. Sot për sot është shumë e rëndësishme që ne të bëjmë gjithçka, por dua t’i them çdo qytetari që kjo është shtëpi e përbashkët. Ka përgjegjësinë tonë të përbashkët ta mbajmë në këmbë.