Ashtu siç kemi paralajmëruar, në viset malore kanë nisur reshje bore.Pas uljeve te temperaturave ja dhe bora e pare ne Kosove.
Fjollat e para të borës kanë rënë në Stankaj të Rugovës.
Në fotografitë e dërguara në adrestë të MetoBallkan shihen reshjet e para estetike të borës në këtë pjesë të vendit.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe shtim gradual të vranësirave në disa vise kontinentale. Këto vranësira pritet të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh shiu, ndërsa në malet më të larta priten fjolla bore.
Edhe të enjtën dhe të premtën pritet të kemi mot të ftohtë, me intervale kohore me diell, vranësira, erëra të ftohta nga veriu dhe ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu në disa zona kontinentale. Në malet më të larta priten fjolla të herëpashershme bore.
Nga fundjava do të kemi përmirësim të motit për shkak të ndryshimit të rrymimeve ajrore. Do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu dhe jugperëndimi të cilat do të ndikojnë në rritjen e temperaturave./MeteoBallkan