Pasi abortoj nje vit me pare. Kengetarja në pritje të fëmijës së parë

Jessie J ka ndarë lajmin e bukur se është në pritje të fëmijës së parë, një vit pasi pësoi abort. Këngëtarja e zbuloi lajmin me një postim në Instagram ku tregoi barkun e rrumbullakosur.

“Jam shumë e lumtur që më në fund po ndaj këtë lajm me ju”, shkroi Jessie J.

Këngëtarja 34-vjeçare zbuloi në nëntor 2021 se kishte humbur foshnjën e saj. Pasi shkoi për konsultim, mjeku i tha se “zemra e foshnjës nuk rrihte më”. Jessie ka zbuluar gjatë një koncerti të vitit 2018 se mjekët i kishin thënë në moshën 26-vjeçare se mund të mos mund të kishte kurrë fëmijë.