PD ‘thyen’ PS në Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Ja si ndahen mandatet deri tani

Koalicioni Aleanca për Ndryshim sipas rezultateve paraprake të procesit të numërimit të 202 Qendrave te Votimit, rezulton si fituese e 6 mandate deputetësh në Qarkun e Shkodrës. Në projeksionin e votave, bie në sy se 5 mandate janë siguruar nga Partia Demokratike dhe 1 mandat nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Koalicioni PD-AN ‘thyen’ kështu Partinë Socialiste në qarkun e Shkodrës e cila deri tani ka marrë 4 mandate, ndërsa PSD e Tom Doshit, një mandat.

Ky rezultat ka dalë me numërimin deri tani të 202 QV nga 411 që janë gjithsej.

Në Qarkun e Shkodrës, deri më tani, PD ka marrë 43.9%, PS 29.5%, LSI 9% dhe PSD 14%