Pëllumb Pipero ben thirrje qe te mos mblidhen qytetaret pasi kjo eshte nje rrezik i madh sepse mund te te perhapin me lehtesi virusin ndaj duhet te jemi shume te kujdesshem dhe te perdorim masken dhe te lajm sa me shpesh duart.
Ai tha se:”Kur shikoj atë pamjen aty dhe stafin e atij burrit përballë me atë mund që bëjnë përmes urgjencës dhe kur shikoj të sëmurët në spitale më mbushen sytë me lot. Nuk duhet ta lejojmë.
Ata nuk kanë vr arë vetëm veten, ata takojnë dhe njerëz në shtëpi.
Vazhdon zinxhiri. Kemi ekspozim shumë të madh, kohëzgjatje të madhe ekspozimi.
Janë pamje që nuk duhet t’i lejojmë. Ato që i kanë këto qendra ekonomike nuk duhet t’i lejojnë.
Autoritetet gjithashtu. Më vjen keq që kaloj për të ikur në punë dhe shikoj lokalet të mbushura plot me të rinj, kur shikoj në autobus të mbushur tej mase.
Më duhet t’i bie fort tavolinës, ore çfarë po bëjnë. Si mund t’i lejojmë këto lloj shfaqjesh.
Për 2-3 javë pjesa më e madhe e tyre janë në spital dhe pse janë të rinj, ose prindërit e tyre.
Sado kapacitet të shtojmë, sado të vrapojmë pas virusit për ta parandaluar, ne ecim më shpejt se kapaciteti, mundësia në drejtim të virusit. Autoritetet të mos lejojnë shfaqje të tilla se na vrasin para se të vijë vaksina dhe pastaj s’ka ç’na duhet vaksina