Pendohet Robert Berisha, shihni ç’bën pasi deklaroi ndarjen nga Nora

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, habiti ditën e djeshme të gjithë publikun teksa lajmëroi nëpërmjet një postimi se ai dhe Nora Istrefi i kishin dhënë fund martesës. Ai publikoi në profilin e tij në Instagram një foto me Norën dhe pranë saj sqaroi shkaqet e ndarjes.

“Portale te nderuara dhe ju fansa! Ju kam premtuar qe keni me e marr vesh prej meje e s’keni nevoje të lodheni me klikuar ne çdo titull qe e bëjnë portalet. Eshte punë e tyre dhe mjeshteri e gazetarve qe dine me nxjerr ashtu tituj. Unë edhe Nora nuk jemi me bashk, por tërë jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë dhe shokë të mire deri ne v.de.kje. Nese nuk ka me dashni mes nje ciftit, nuk domethene me u be armik e me ja kthy shpinën. Behuni pozitiv e qeshni sa ma shum edhe respektojeni edhe ato qe s’ju duan te miren se sen s’behet. Permes ketij postimit Nora Istrefin e falenderoj shume qe ma ka pru ne jete nje fëmijë si Renee…edhe shum kujtime te bukura prej 2006..Noriq t’kam borxh tan jetën. Të uroj gjithë të mirat”, shkruan Roberti.

Mirëpo, pa u bërë 24 orë nga ky postim siç duket Roberti është penduar dhe ka fshirë së fundmi deklaratën e tij. Nëse bëhet një kërkim në profilin e tij në Instagram shihet se postimi është fshirë dhe në të shfaqen vetëm lajmërimet për koncertet e tij.