Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Perkeqesohet gjendja shendetsore e aktorit te njohur as nuk flet dhe as nuk kupton dot

Shëndeti i aktorit Bruce Willis është përkeqësuar. Aktori 67-vjeçar vuan nga afazia , një sëmundje që shkakton humbje të aftësisë për t’i shërbyer vetes, të folurit apo kuptimit të fjalëve. Familjarët, por edhe ish-gruaja e tij Demi Moore ndodhen pranë aktorit, i cili është në një gjendje të rëndë për momentin.

“Ai nuk flet më dhe nuk kupton më shumë se çfarë thonë njerëzit e tjerë. Familja e di se Bruce nuk do të jetë përgjithmonë, kështu që ata po shijojnë çdo moment së bashku” zbuloi një burim për RadarOnline . Rreth yllit të Hollywood-it janë gruaja e tij Emma Heming dhe dy vajzat e tyre, Mabel 10 vjeç dhe Evelyn 8 vjeç, por edhe ish-partnerja e tij Demi Moore dhe tre vajzat e lindura nga martesa e tyre, Rumer 34 vjeç, Scout 31 vjeç dhe Tallulah 28 vjeç.

“Vajzat nuk mund ta imagjinojnë fund vit pa Bruce. Është e dhimbshme ta shohësh atë të përkeqësohet, por gjithçka që mund të bëjnë është t’i thonë se e duan dhe të luten për një mrekulli”, përfundon burimi.

Ndërkohë është zbuluar edhe testamenti i aktorit i cili nuk u ka lënë asgjë vajzave që ka nga martesa me Demi Moore, pasi ai ka menduar se ato janë në gjendje t’ia dalin vetë. Shumica e të ardhurave të aktorit do të shkojnë për bashkëshorten e tij dhe vajzat e tyre. Bruce u ka lënë vetëm 1% të gjithë pasurisë së tij tre vajzave të mëdha, përkatësisht nga 1 milion dollarë.

“Bruce donte të sigurohej që të kujdesej për familjen e tij të re”, tha burimi. “Ai beson se Rumer, Scout dhe Tallulah kanë marrë më të mirën nga ajo që ai i ka ofruar financiarisht gjatë gjithë jetës së tyre.”