Perkeqesohet moti.Qyteti që do ‘shkundet’ nga rrufetë. Ja cfare pritet te shtunen dhe te dielen..

Sinoptikanët parashikojnë një përkeqësim të kushteve të motit gjatë orëve në vijim. Sipas të dhenave nga Meteoalb, reshjet e shiut pritet të pushtojnë vendin gjatë orëve në vijim duke nisur nga veriu dhe pjesa veriore e Ultësirës Perëndimore dhe më pas do të zbresë në pjesën qendrore të vendit.

Parashikohet që reshjet e dendura të shiut të shoqërohen edhe me shkarkesa elektrike në zonën e Lezhës gjatë orës 18:00.

Thuajse e njëjta situatë, me reshje të dendura shiu në zona të ndryshme të vendit do të vijojë edhe gjatë ditës së shtunë dhe të dielë.

E gjithë pjesa bregdetare ditën e diel do të përfshihet nga reshje rrebeshe e rrufe. Të dielën në mbrëmje intensiteti i reshjeve do të vijë në rënie.

Era përgjithësisht gjatë situatës së përkeqësuar do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme në brigjet detare. Valëzimi në dete i forcës 4-5 ballë.

Pavarësisht kësaj, temperaturat pritet të jenë optimale, tipike të kësaj periudhe, mes 13 dhe 19 gradëve.