Brad Pitt-it nuk njeh më fytyrat e njerëzve, madje as të familjarëve dhe miqve të tij. Ylli hollivudian ka zbuluar se vuan nga një çrregullim i rëndë neurologjik që prej vitit 2013, teksa viti pas viti sëmundja është përkeqësuar. Sëmundja quhet “prosopagnosia”, dhe konsiderohet si verbëri e fytyrës. Ajo shkaktohet nga anomalitë ose dëmtimet rreth pjesës së trurit që lidhet me njohjen e fytyrave dhe objekteve.
Kjo sëmundje u zbulua nga psikiatri gjerman Joachim Bodamer në vitin 1947.
“Nuk më beson askush. Dua të takoj dikë që vuan nga kjo sëmundje”, ka thënë Pitt. Ai ka shtuar se sëmundja e ka mbajtur për një kohë të gjatë të izoluar pasi njerëzit nuk e kuptojnë dhe fakti që nuk i njeh, i bën ata të besojnë se Pitt nuk i respekton.