Përse panxhari i kuq konsiderohet një minierë mineralesh?

Panxhari i kuq është një minierë e vërtetë ari që na ofron jo pak vlera ushqyese thelbësore për organizmin tonë . Nëse jeni në kërkim të një burimi energjie, vitaminash dhe minerlash si hekur, mangan, bakër, magnez dhe kalium panxhari është përbërësi që do t’ju ofrojë këto e jo vetëm.

Panxhari është i pasur me nitrate, të cilat trupi i konverton në oksidit nitrik-një kompleks që relakson enët e gjakut, duke i pasuruar me oksigjen. Të hash panxhar do të thotë qarkullim më i mirë, dhe presionin më i ulët i gjakut. Panxhari nuk do të ketë vetëm një ndikim potencialisht pozitiv në tensionin e gjakut sepse është gjithashtu i pasura me B-vitamina folate, të cilat ulin rrezikun e dëmtimeve të arterieve dhe sëmundjeve të zemrës.

Truri juaj do të punojnë më mirë gjithashtu. Oksidi nitrik rrit qarkullimin e gjakut në tru gjë që mund të sjellë një funksionim më të mirë të trurit. Kapaciteti ynë për të gjeneruar oksid nitrik zvogëlohet me rritjen e moshës, ndaj panxhari është një ushqim i rëndësishëm për moshat e treta.

Mëlçia pastron gjakun dhe çhelmon trupin tuaj dhe hulumtimet tregojnë se Betaine, një amino acid që gjendet në panxhar (si spinaq dhe quinoa) mund të ndihmojë në parandalimin dhe reduktimin e yndyrnave të akumuluara në mëlçi.

Hulumtimi mbi njerëzit me diabet tregon se betaine përmirëson funksionin e mëlçisë, ul kolesterolin, dhe redukton madhësinë e mëlçisë.