Petulla me Perime dhe Djathë të bardhë

1 kokërr qepë (e grirë hollë)
2 thelpinj hudhër
1 domate (e ndarë në kubikë)
1 kungull (i njomë)
150 gr miell
1 vezë
kripë
piper
100 gr djathë i bardhë
vaj luledielli
kopër

Përgatitja
Në një tas grini kungullin në rende.
Shtoni domatet e grira në kubikë, qepën e grirë, hudhrat e grira hollë, miellin, vezën, kripën dhe piperin.
Grini sipër djathin e bardhë dhe përzieni mirë përbërësit derisa të krjohet një masë brumi.
Në një tigan hidhni vaj në sasi të bollshme.
Shtoni petullat me ndihmën e një luge në tigan të skuqen.
Kthejini mirë nga të dyja anët derisa të kenë marrë një ngjyrë të artë.
Spërkatini sipër me djathë të bardhë të grirë dhe kopër të freskët.
Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *