Pirro Çako s’i shpëton këmbënguljeve! Zbulon sekretin që mbante të fshehur prej kohësh

Pirro Çako është në një marrëdhënie! Kjo është konfirmuar nga vetë këngëtari, teksa ishte i ftuar në rubrikën “Për drekë me mua” në programin “E Diela Shqiptare”.

Çako ishte së bashku me Artiola Toskën dhe gazetaren Mirela Milori. Nëse mendoni se pyetja erdhi nga kjo e fundit, e keni gabim.

Ishte Blerina Bombaj e cila u përpoq që të nxirrte një lajm nga kjo tryezë dhe ia doli.

“Njeriu nuk është bërë për të jetuar vetëm. Të gjithë kemi nevojë për dikë. Aktualisht, jam në një shoqëri shumë të mirë. Ndihem shumë komod, shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojë kjo gjë”, tha Pirro Çako.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *