‘Po futesh ne gjynah’, gazetari i njohur i kthehet Arbana Osmanit

rbana Osmani i ka bërë ndjekësit t’u shkojë goja lëng me postimet e fundit ku shfaqet me tortat e saj të shijshme të përgatitura vetë. Pas fotos ku tregonte se së shpejti do sjellë një libër me gatime që përgatiten për 5 minuta, Arbana sot ka postuar një tjetër foto me tortën që përgatiti me djalin e saj, Joni.

“Sapo mbarova së gatuari këtë tortë të bukur velvet me dashurinë time të vogël për një rast special. Receta është te libri i parë sepse normalisht do 5 ore të bëhet, jo 5 minuta”, shkruan Arbana në foton ku shfaqet duke shijuar tortën.

Mes komenteve të shumta ka rënë në sy komenti i gazetarit të njohur, Eraldo Rexho i cili shkruan: “Po futesh në gjynahe… Kur qahem unë, mendo botaaaaa. Ç’do thotë botaaaaa?”

“Aman ti mos u qaj”, i përgjigjet Arbana.

Eraldo më pas ka treguar edhe mesazhin që i ka dërguar moderatores duke i thënë: “Po ç’të kemi bërë? Nëse do kesh këtë punë deri për librin do të të bëj ‘mute’ (do t’i bllokoj postimet)”, mesazh i cili e ka bërë Arbanën të qeshë.