Po kthehej nga një festë ditëlindje, humb jetën në moshë të re aktori i njohur

Një ngjarje e trisht ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Greqi. Aktori i njohur grek, Panos Natsis humbi jetën në moshën 31 vjeçare, ndersa u perplas me nje kamion.

Sipas medieve greke,ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës Kerameikou, teksa aktori po kthehej nga një festë ditëlindje në shtëpinë e mikes së tij. Lajmi tronditi botën e artit, pasi ai konsiderohej si një nga aktorët më të talentuar dhe më premtues të brezit të tij.

Ai ka luajtur në disa filma, ku në vitin 2015 ka marrë pjesë në serialin e George Kapoutzidis “Kombëtarja e Greqisë” por edhe në episodin “E kuqja” e “Urdhërimi i 10-të”. Natsis ka lindur në vitin 1991 në Athinë. Në vitin 2012 ai është diplomuar në Shkollën Dramatike të Teatrit të Artit, në Greqi.