Po na hedhin hi syve/ Sindi i nxjerr bojën Teas dhe Beartit: Po tallen me ne, s’janë ndarë me vërtet ata

Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes dhe këtë e kanë konfirmuar publikisht. “Prive” bëri të ditur se dyshja janë ndarë pasi kanë botëkuptime të kundërta, por ata vetë nuk kanë reguar.

Ka njerëz që besojnë se ndarja e tyre është thjesht “show”. Një ndër këta njerëz është Sindi, konkurrente e “Përputhen”.

“Çfarë mendimi ke për Tean dhe Beartin që janë ndarë?”, i ka shkruar një ndjekës. “Akoma besoni njerëzit fake? Nuk jua vërtetuan mjaftueshëm që luajtën me ju si publik edhe pse ju i mbështesnit pafund edhe i bëtë ata që janë sot…”, ka replikuar Sindi.