Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Po punonte ne shkalle dhe bie nga lartesia. Humb jeten shqiptari ne Itali diten e sotme

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në provincën e Novarës. Një shqiptar 62-vjeçar ka rënë nga një lartësi prej rreth pesë metrash teksa po punonte në varrezat e Castelletto Ticino. Pas ngjarjes, punëtori u nis për në spital, por ndërroi jetë atje për shkak të plagëve të marra.

Burri ndodhej në një shkallë, duke punuar, kur për një moment, për arsye ende të paqarta është rrëzuar nga lartësia. Hetimet për rastin në fjalë po vijojnë, teksa kjo është vdekja e dytë në punë në Piemonte që nga fillimi i vitit. I ndjeri punonte për një kompani në zonën e Novarës, e cila menaxhon shërbimet e varrezave.