Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Po shijonte pushimet me bijat e saj, në breg të detit gjen “thesarin”

Nëna me dy vajzat e saj kishin shkuar me pushime. Ajo po ndihmonte të bijat të bënin gropa në breg të detit për të ndërtuar kështjella. Por të paktën gruaja nuk e kishte imagjinuar se do të gjente një thesar…

Pikërisht një unazë martese. Kjo ka ndodhur në Portsalon të Irlandës. Ann mendonte që të gjente personin që i kishte humbur kjo unazë ishte pothuajse e pamundur, por ajo vendosi ta provojë duke lëshuar një apel në Facebook. Per fat brenda unazës shkruhej Maria dhe një datë.

Pas disa ditësh postimi arriti deri tek pronari, që hyri në kontakt me gruan dhe në një kohë shumë të shkurtër e pati unazën në duart e tij.

Më 29 qershor, në një njëjtin vend në plazh ishte edhe kampioni olimpik Gary Crossan.

‘Shkova për tu larë në det dhe kur u ktheva kuptova që unaza ime e martesës më kishte rënë’, ka treguar për The Sun. E kishte kërkuar kudo por pa sukses. Pas një muaji i kishte humbur shpresat se mund ta gjente por nëpërmjet kunatit të tij, ai mëson për publikimin e postimit nga Ann.

‘Hyra menjëherë në kontakt me të, isha i vetmi që dija datën ekzakte- ka shpjeguar ai- bashkëshortja ime dhe unë jemi martuar prej pothuajse 11 vitesh dhe unaza ka një vlerë të madhe sentimentale’. ‘Ishte një gjë e veçantë të gjeja pronarin dhe ti ktheja unazën’, ka thënë entuziaste Ann për Cnn.