Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Po thonë që ka probleme të rënda mendore/ Fifi habit me reagimin: Ja si ja kthen

Fifi është bërë banorja më e diskutuar brenda shtëpisë së Big Brother, por dhe jashtë saj duke u diskutuar sidomos luhatjet e saj emocionale..

Një plan i saj me Monikën gjatë këtyre ditëve, të cilin edhe e zbuluan sot gjatë ditës, ka bërë që të përflitet nga banorët tjerë VIP.

Në një bisedë me Kledin, ky i fundit i ka thënë Fifit se nuk i ka pëlqyer kjo shaka e tyre, pasi as nuk ka mundur të bëj gjumin mirë gjatë këtyre ditëve, kur dyshja po debatonin.

Në një moment Kledi i thotë që është keq edhe para publikut të ndahemi në grupe brenda shtëpisë, derisa Fifi ia kthen se kjo gjë nuk i intereson.

“Mua nuk ma nin se qysh dalë para publikut. Unë s’kam probleme mendore, karrierën time e kam fituar me djersë e gjak e me mish e shpirt. Nuk e kam fituar duke i hapur këmbët”, ishte deklarata e Fifit.

Derisa kujtojmë se po një debat i ashpër nga Fifi erdhi edhe mbrëmë, mes saj e Semit, pasi kësaj të fundit nuk i pëlqente dhe kishte fr
ikë që këngëtarja nga Kosova po e mbante nëpër duar atë shkop, ku më pas shpërthen edhe debati dhe Semi qan