Po vjen dhe në Shqipëri, mund të arrijë…lajm i mirë për situatën në vendin tonë

V.aksina e kompanisë AstraZeneca kundër k.oronav.irusit e cila pritet te vije nga Covax brenda shkurtit edhe ne Shqiperi, shfaq shenja se përveç mbrojtjes nga virusi, mund të ulë shkallën e transmetimit të tij, thanë studiuesit.

Gjetjet paraprake nga Universiteti i Oksfordit, një nga zhvilluesit e v.aksinës në fjalë, mund të konfirmojnë strategjinë e debatueshme të qeverisë britanike për shtyrjen me 12 javë të dhënies së dozës së dytë, në mënyrë që sa më shumë njerëz të marrin dozën e parë. Deri më tani është rekomanduar që doza e dytë të jepet katër javë pas dozës së parë.

Hulumtimi gjithashtu mund të ndihmojë shkencëtarët që t’i japin përgjigje një prej pyetjeve më të mëdha në lidhje me fushatën e v.aksinimit: A do të ndalojë v.aksinimi përhapjen e koronavirusit?

Nuk është e qartë se çfarë implikimesh, mund të kenë këto përfundime ndaj dy va.ksinat e tjera kryesore që përdoren në Perëndim, nga kompanitë Pfizer dhe Moderna.

Hulumtimi eshte një lajm i mirë në përpjekjet e dëshpëruara për të ndaluar përhapjen e virusit dhe sugjeron një mënyrë për të lehtësuar mungesat e v.aksinave dhe për të v.aksinuar sa më shumë njerëz sa më shpejt .