Pranuan se e pëlqejnë njëri-tjetrin, Bora Zemani hakmerret ndaj Beatrixit dhe Donaldit me kete veprim

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj pranuan publikisht se kishin pëlqim ndaj njëri-tjetrit. Ditët e fundit ka pasur afrimitet mes tyre ndërsa nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet. Si duket aktori i humorit ka hequr dorë nga ish partnerja, Bora Zemani, e cila është prekur shumë nga veprimet e tij.

Ajo ka fshirë një koment që Beatrix kishte shkruar në një foto të saj para se të hynte në Big Brother. “Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh me zemër në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit love you zemër!!!”, shkroi Beatrix por ky koment nuk gjendet më.

Nuk dihet nëse ka qenë Bora ajo që e ka fshirë komentin apo është fshirë nga llogaria e këngëtares, së menaxhuar nga të afërmit e saj. Aktori i humorit është “kryqëzuar” në rrjet për faktin se pak javë e parë e puthi Borën, e cila hyri brenda shtëpisë së famshme për të takuar miken e saj, Semi Jaupaj.

Për më tepër, Donaldi i dhuroi asaj për përvjetorin e lidhjes së tyre dhe varësen e tij.

Cili eshte mendimi juaj a ka ber mire Bora apo ka ber gabim?