Prej kohësh larg ekranit, zbulohet projekti i ri i Armelës së Big Brother

U bë pothuajse më shumë se dy vjet që ‘Big Brother’ ka përfunduar, megjithatë disa nga ish-banorët e edicionit të fundit vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Një prej tyre është dhe Armela, një prej konkurenteve e cila u fut beqare në shtëpi dhe menjëherë u ‘pikas’ nga meshkujt. Nëse shihni ‘Instagram-in’ e saj, do të vini re se Armela është marrë me shumë projekte si modele, megjithatë duket se ajo ka vendosur t’i futet dhe botës së muzikës. Lajmin e ka dhënë vetë Armela nëpërmjet disa fotove në ‘Instastory’ ku shkruajnë: ‘Muzikë e re së shpejti’, pa dhënë asnjë detaj më tepër. Nuk e dimë nëse do të jetë një bashkëpunim apo një këngë ‘solo’, megjithatë duket se ky lajm është pritur shumë mirë nga fansat e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *