Prej muajsh në burg! Bashkëshortja vjen nga Kanadaja të takojë Stresin në qeli (FOTO)

Bashkëshortja e reperit Stresi ka ardhur nga Kanadaja për të parë partnerin e saj, i cili u vu në pranga nga policia. Arkimed Lushaj u arrestua në një hotel në periferi të Tiranës ku iu gjendën armë dhe lëndë narkotike.

Prej tetorit të vitit 2018 ata janë larg njëri-tjetrit, por partnerja e tij gjithmonë ka treguar mbështetje ndaj reperit në rrjetet sociale dhe prej disa javësh ajo ndodhet në Shqipëri.

“Të hënat janë ditët të cilat mezi i pres”, kishte shkruar Keisi në një postim, ndërkohë që në një tjetër tregoi se ishte nisur drejt Fushë-Krujës për të takuar bashkëshortin e saj Stresin në qeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *