Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pronari i restorantit në Porto Palermo para gjykatës habit me deklaratën, jep version krejt ndryshe

Nuk ka pranuar t’i ketë sulmuar turistët spanjollë. Mihal Kokëdhima ka deklaruar në seancën gjyqësore për masë sigurie, se vetëm donte t’i ndalonte ata, por është ndjerë i rrezikuar pasi ata kanë dashur ta shtypin, dhe për këtë arsye, sipas 51-vjeçarit ai është detyruar të hidhet mbi furgon.

Nuk kam bërë asnjë gjë t’i sulmoja ata. U mundova t’i ndaloja. Ata nisën makinën dhe desh më shtypën. Ju luta gjithë rrugës të ndalonin, por ata nuk ndaluan. Kur ndaluan zbrita nga makina dhe shkova vetë lajmërova policinë dhe shkova në polici.
Më morën zvarrë me makinë. Ç’është kjo punë, nuk kam prekur njeri me dorë. Ku janë faktet që i preka me dorë?

Më rrëzuan në Qeparo nga makina. Si ka mundësi, unë nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar, por për tu mbajtur. Unë u mora targën, telefonova policinë. Ata futën marshin të më shtypnin dhe unë u hodha në kroskot. Kam dy fëmijë në shkollë në Gjermani.

Ne vetëm dy muaj punojmë. Më lini të punoj”, – tha Kokëdhima teksa u dakordësua me kërkesën e avokatit për tu hetuar në liri me garanci pasurore.
Por nga video që u transmetua një ditë më parë, Mihal Kokëdhima shfaqet mbi kofanon e furgonit në ecje, nga Porto Palermo deri në Qeparo ku gjithë kohës qëllon me grushte xhamin e përparmë të cilin e theu.

Janë shoferi dhe pasagjeri shqiptar që dëgjohen gjatë gjithë kohës t’i kërkojnë Kokëdhimë të zbresë, por ai nuk ka zbritur edhe pse makina u ndal dy herë për t’i dhënë mundësi atij të iki. Vetëm në fund, 51-vjeçari vërtet u kërkon turistëve dhe shqiptarëve që ishin në makinë që ta ndalin furgonin kur situata për të bëhet e vështirë, por edhe kur zbret nga kofano në ndalesën e tretë të makinës, ai tenton të hapë derën e shoferit dhe teksa furgoni largohet me shpejtësi, ai godet sërish me grushte automjetin.