Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Protesta pas ndarjes së tyre, mblidhen mbi 10 mijë firma nga fansat. Nora Istrefi i drejtohet gjykatës

Fansat po organizohen në rrjetet sociale dhe përmes një peticioni, ku i janë bashkuar deri tani mbi 10 mijë vetë, kërkojnë që të protestojnë për ndarjen e tyre.

Ndarja e Robert Berishës nga Nora Istrefi ka rezultuar një ndër lajmet më dramatike në botën e “show-biz” shqiptar në javën e fundit.

Në peticionin protestë janë bashkuar edhe emra të njohur, për të protestuar në Sheshin e Prishtinës më 4 shtator, por nuk dihet nëse shumë prej tyre e kanë pasur seriozisht indinjatën për divorcin e Norës me Robertin.

Gjithsesi, pas ndarjes, Nora ka dorëzuar një padi në gjykatë për Robertin, duke e cilësuar si abuzues dhe me lidhje jashtëmartesore. Ata kanë edhe një vajzë, çka duhet që gjykata të vendosë mbi kujdestarinë.

Mediat kosovare kanë zbuluar se padia është bërë dy javë më parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Disa ditë pas dorëzimit të padisë, Robert Berisha, ka njoftuar se është ndarë me Nora Istrefin.

Edhe pse kanë 13 vite së bashku, fundi i këtij rrugëtimi nuk ishte i paraparë të ndodhte në këtë vit.

Të zhveshur e me skena erotike ata publikuan dy këngë në vitin 2014 e 2017, të titulluara “Baby jem” dhe “Ska inat”. Pas kontradiktave të fundit, çifti i dha fund martesës mes tyre. a.m/NOA.al