Publikohet video e Dioles duke kercyer me bashkeshortin pak para se te lindte

Një video virale e 2018-s po qarkullon sërish në rrjete sociale. Nëse nuk e keni parë, tani është koha të prezantoheni me:

Diola Dostin në 2018-n dhe ish-bashkëshortin e saj

‘Kërcimi para lindjes’: Në videon virale paskërka

Në video, ajo kërcen me ish-bashkëshortin 10 minuta para lindjes. “Ai momenti kur gjinekologu qëllon të jetë burri yt dhe kërcimtar i zoti. Lëvizjet e tilla ndihmojnë në qetësimin psikologjik dhe lindje më të shpejtë. Theksoj janë ushtrime të bëra 10 minuta para lindjes së vajzës sonë të tretë. Faleminderit doktor obstetër/gjinekolog Dardan Baftiu” shkruante ajo asokohe.

Të ftuar te “Rudina”, ish-çifti shpjegoi pse zgjodhën të kërcenin. “Tjetër metodë më e mirë në fakt [për qetësimin e dhimbjeve] është vallëzimi. Duke bërë ulje-ngritje, nëna ndihmon fëmijën që të zbresë poshtë. Kishim gjithë pasditen që kërcenim dhe 10 minutat e fundit menduam ta regjistronim”, tha gjinekologu.