Publikohet video se si skafi i mori jeten vazjes 7 vjecare ne Himare

Detaje të reja janë zbardhur ku humbi jetën e mituar Joanda Avdia.

“News24” ka publikuar mbrëmjen e sotme pamjet 3D të kësaj ngjarje të madhe që ka prekur shqiptarët anë e mbanë vendit.

Në pamjet e mëposhtme duket momenti kur skafi që Tase drejtonte i afrohet bregut aty ku Jonada dhe babai i saj po laheshin. Në momentin që skafi ka marrë njerëzit në breg, kur po kthehej ka përplasur duke zënë poshtë skafit Jonadën.

Babai i 7-vjeçares dhe pushuesit e tjerë të alarmuar i kanë bërtitur Arjan Tases që të ndalonte dhe të kthehej pas të shihte çfarë kishte bërë. Pavarësisht kthimit pas të Tases, ajo që u bë nuk mund të kthehej pas por cdo gje kishte ndodhur dhe pasojat e saj jane ndjere ne te gjithe popullin Shqiptar.