Përbërësit:
1 pulë 1,5 kg
1, 5 kg patate
2 dado Avecrem
6 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
Rozmarinë
Përgatitja:
Lajmë dhe thajmë pulën . tresim 2 dado Avecrem në 3 lugë gjelle vaj ulliri. Marinojmë pulën me pak kripë dhe e lyejmë atë nga të gjitha anët me Avecrem të tretur në vaj, me qëllim që të ketë një shije të mirë, por edhe për ti dhënë pulës një ngjyrë caramel gjatë pjekjes.
Pulën mund ta vendosim direkt, por mund edhe ti japim një valë vetëm 10 minuta. Më pas vazhdojmë procesin e marinimit me Avecrem. E vendosim në tepsi dhe e vëmë në furrë në temperaturën 180ºC për 1 orë. Ndërkohë qërojmë patatet dhe i presim ato në kubikë të mëdhenj ose mesatarë. Vendosim një tenxhere me ujë për të valuar. Shtojmë pak kripë dhe i ziejmë patatet për 4 minuta. I kullojmë dhe i vendosim në një tas. Shtojmë në të 2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, rozmarinë dhe i përziejmë mirë.
Nxjerrim tavën me pulë , shtojmë patatet anash dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200ºC deri sa patatet të marrin ngjyrë të verdhë të errët së bashku me pulën.
I shërbejmë të shoqëruara me një sallatë kryesisht jeshile, të kombinuar me radikjo, kastravec, qepë të kuqe, karrotë të grirë etj.