“Çmimet globale të ushqimeve do të rriten më tej nëse vendet perëndimore intensifikojnë presionin ekonomik ndaj Rusisë”-ka deklaruar Presidenti Vladimir Putin duke folur në televizionin shtetëror të vendit të tij, raporton Reuters.
Ministri rus i Bujqësisë Dmitry Patrushev tha në një takim qeveritar të kryesuar nga Putin se siguria ushqimore ruse ishte e garantuar dhe se Moska do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj të eksportit për tregjet globale të bujqësisë.
“Shumë shtete kanë ndërmarrë veprime jomiqësore ndaj nesh dhe ekonomisë sonë. Ka një rritje kërkese për artikuj të caktuar, por problemet do të zgjidhen. Nuk ka gjë që ne nuk zgjidhim dot. Ndërkohë që shtetet perëndimore i thonë popujve të tyre që të shtrëngojnë rripin, të vishen trashë. I thonë se fajin për situatën e krijuar e kanë sanksionet. Është shumë e çuditshme”, tha Putin.
Presidenti rus shtoi se Rusia po i përmbush detyrimet e saj në furnizimin energjetik dhe nuk ka aspak faj për rritjen e çmimeve:
“Çmimet po rriten sepse Perëndimi i bëri gabim llogaritë, mos na fajësoni neve”.