Qendroni ne shtepi.Temperaturat në Tiranë parashikohet të zbresin deri në -8 gradë Celsius

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i acartë dhe me temperatura minus. Sipas meteorologëve, kjo ka ardhur për shkak të qarkullimit të masave ajrore me origjinë polare. Parashikohet që në ditët në vijim temperaturat të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius.

“Siç raportojnë edhe meteorologët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius.Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë dita e hënë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore. Për të shmangur situata të rënda, ndiqni të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit tuaj” – thuhet në njoftimin e Agjncisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.