“Qeveria duhet të mendohet mirë!”, Zaloshnja: Ç’pritet në Shqipëri në ditën e 28-të të epidemisë, ku gaboi Spanja e Italia

Spanja dhe Kina nuk moren masa, ndaj dhe ndodhi qe në ditën e 28 të epidemisë morën të tatëpjetën dhe ndodhi ajo qe ndodhi duke thyer cdo parashikim.

Një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë me Shqipërinë në ditën e 28 të epidemisë, për shkak se janë marrë masa që në ditën e parë, kur u konfirmua pacienti i parë me koronavirus dhe kjo ishte gjeja me e mire qe beri Kryeministri Rama duke izoluar masat dhe duke futur ne karantine te gjithe qytetet.

Ndersa per Spanjen vetëm pas ditës së 28 të epidemisë filloi masat e para shtrënguese. Deri në ditën e 28 në Spanjë njerëzit ndiqnin ndeshjet e Champions League. Italia dhe Spanja bënë gabimin që pritën deri në ditën e 28 për të filluar masat shtrënguese. Shqipëria që ditën e parë, kur u zyrtarizua një njeri me korona, pezulloi shkollat. Që nga dita e dytë, të paktën unë për vete, nuk kam dalë nga shtëpia.

Në fund të javës tjetër, qeveria duhet të shohë mirë të dhënat dhe të mos e zgjasë shumë. Nuk po them të dalim menjëherë dhe të lëshohemi nëpër kafe, por të ketë një lëshim të ngadaltë.

Shpresojme qe te behet me mire dhe gjendja te qetesohet