Qeveria merr vendimin ekstreme/ Bllokohen hyrje-daljet nga Tirana si dhe e ndalohet qarkullimi makinave ne te gjithe rruget..

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, bëri të ditur pas mbledhjes së qeverisë se është marrë vendimi që më 25 maj të jetë pushim për të gjitha institucionet publike në Tiranë.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e zhvillimit të finales së Conference League në Air Albania. Po ashtu, në këtë ditë nuk do të lejohet edhe qarkullimi i automjeteve në kryeqytet.

“Më 25 maj, shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike për qarkun e Tiranës. Kjo masë merret për organizimin në mënyrë sa më shembullore të finales së Conference League. Do të jetë një ditë pa makina, përveç urgjencave. Të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në orën 18:00 pasdite”.