Qumështori ështe një nga gatimet tradicionale shqiptare. Këtë lloj ëmbëlsire e gjejmë kryesisht te gatuhet në Shqiperine e mesme. Eshte mjaft e pëlqyer nga fëmijët, por ketu nuk bëjnë përjashtim edhe të rriturit.
Përbërësit
1 pako petë të gatshme
150 gr sheqer
50 gr niseshte
150 gr gjalpë
0.5 l qumësht
3 kokrra vezë
kanellë
150 gr sheqer
6 karafil
farë kajsie
300 ml ujë
Përgatitja
1
Në një tigan shtojmë 150 gramë gjalpë dhe e lëmë në zjarr derisa të shkrijë.
2
Pasi ka mbaruar ky process në të do të shtojmë 50 gram niseshte , sheqer dhe i trazojmë sëbashku. Shtojmë gjysëm litër qumësht,pak vanilje dhe tre të verdha vezësh.
3
Masën e krijuar e trazojmë në mënyrë të atillë që të na krijohet një masë e njëtrajtshme. Marrim një petë e ndajmë përgjysëm dhe në qëndër të saj vendosim pak nga masa.
4
Bënjmë mbështjelljën e petës,dhe e vendosim në një tavë për tu pjekur. Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe për petët e tjera.
5
Petët e mbështjella i lyejmë me pak gjalpë përpara se ti fusim në furrë, në 150 gradë për 15 minuta.
6
Përgatitja e shurupit: Ziejmë në një tenxhere ujin, sheqerin, krafilat si dhe farën e kajsisë. Shurupi duhet të jetë i trashë si shurup bakllavaje.
7
Pasi ka mbaruar proçesi i zjerjes shtojmë shurupin mbi petët e mbushura dhe i vendosim në një pjatë të cekët.
8
Për zbukurimin e pjatës vendosim disa feta molle të cilat I spërkasim me pak kanellë. Gatimi ynë është gati për tu servirur. Ju bëftë mirë!