Radhe ne Athine, Ministria e Jashtme ben nje thirrje per emigrantet shqiptare

Sipas nje njoftimi nga Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme eshte njoftuar se sherbimet e ambasades shqiptare ne Athine ofrohen pa nderprerje prej ores 8 te mengjesit deri ne 8 te darkes.

Keshtu apelojne per qytetaret te respektohen oraret e percaktuara ne menyre qe te evitohet mbivendosja e tyre ne radhet e krijuara.

“Gjithkush duhet të respektojë rigorozisht orarin e lënë me konsullin për asistencën e kërkuar, për të garantuar shpejtësi, cilësi dhe siguri në marrjen e shërbimit, për veten dhe të tjerët” – njofton MEPJ me anë të një reagimi në facebook.